×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Parandalohet kontrabandë në Vërmicë, në veturë zbulohen mallra të padeklaruara

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 14:56

    Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim kontrabande në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

    Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit.

    Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës.

    Mallrat (kamerat) e zbuluara janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!