×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Parandalohet një rast i kontrabandës në Zubin Potok, ndalohen tre furgona me produkte mishi e bulmeti

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 19:09

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Junake të Zubin Potokut.

    Në këtë fshat, Policia ka ndaluar tre furgona, ku janë gjetur mallra ushqimore, produkte mishi e bulmeti që transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare, shkruan Reporteri.net.

    “Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin një person është intervistuar, kurse malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!