×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet një rast i kontrabandimit me birra në Zubin Potok

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 10:12

    Njësiti i KFOR-it ka parandaluar një rast të kontrabandimit me birra në fshatin Bubë të Zubin Potokut.

    Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, ku thuhet se vetura së bashku me mallin janë dërguar në terminalin doganor, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Fsh. Bubë, Zubin Potok / 07.11.2024 – 08:15. Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara. Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!