Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon më 25 për qind të votave.
Haradinaj akuzoi qeverinë Kurti për mashtrime dhe manipulime në përpjekje për të ruajtur mbështetjen.
“Tani unë besoj që ka rreth 25 për qind votë ose mbështetje. Nuk i beson më kush këtij, i kanë pa që i la pa rrymë edhe kurbetqarët kur erdhën tash. Nuk i beson më mashtruesit askush”, tha Haradinaj.
Ai tha se Vetëvendosje po organizon tubime me pjesëmarrje të dobët.
“Ky po shkon nëpër tubime e po i çon nga 40 automjete të Qeverisë e të Parlamentit për me mbush gjysmën e sallës, e as gjysmën nuk po ia mbushin njerëzit e vendit,” deklaroi Haradinaj në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.