×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit: A do të kemi mot me borë edhe ditët në vazhdim, apo vetëm edhe sot

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 16:12

    Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, dita e sotme është tipike dimërore, më shumë se sa shumica e ditëve të këtij dimri.


    Temperaturat në Kosovë sot kanë qenë nën zero dhe vendi është mbuluar me borë, e cila po vazhdon të bie ende.

    Por, faqet që parashikojnë motin, bëjnë të ditur se nga nesër temperaturat do të fillojnë të rriten, dhe reshjet e borës do të ndalojnë.

    Parashihet që temperatura më e lartë gjatë kësaj jave të shënohet të dielën që do të jetë mbi 10 gradë celcius. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!