Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të pakta bore, kryesisht të përqëndruara në zonat malore si dhe në pjesë të Rrafshit të Kosovës.
Reshjet do të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës në mënyrë sporadike. Gjatë pasdites reshjet do të ndërpriten, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 8°C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.