×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, bien temperaturat

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 19:28

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.


    IHK thekson se temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius.

    Tutje në njoftim thuhet se të enjten do të vijoj mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

    “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!