×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 21:48

    Ditëve në vijim priten edhe temperatura verore, mbi 25 Celsius. Kryesisht me diell në dy ditët e ardhshme, kurse në fundjavë do të ketë edhe vranësira.


    28.04.2021 – Një valë e të nxehtit nga Afrika pritet të shtrihet mbi vendin tonë në ditët në vijim. Dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Nga dita e premte priten edhe temperatura verore, me maksimale edhe deri në 27 Celsius e 28 Celsius. Ditëve të fundjavës do të ketë shtim të vranësirave, me mundësi që të shtunën mbrëma të ketë edhe riga lokale shiu.

    Nga fillimi i javës së ardhshme, parashihet rënie e temperaturave, e ditën e martë edhe reshje lokale shiu, e në pjesën e dytë të javës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, me temperatura përreth vlerave mesatare.

    Me valën e të nxehtit që vije nga Afrika veriore, mbi rajon parashihen depërtime edhe të pluhurit saharian, që ditëve të ardhshme do të ndikoj në rritjen e ndotësve të grimcave më të mëdha PM10, e të cilat mund të përkeqësojnë indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të dobëta. Varësisht nga shpërndarja e pluhurit, indeksi vende-vende do të jetë edhe në vlera mesatare por edhe të pranueshme.

    29.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë. Pasdite përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

    30.04 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Herë herë me vranësira kalimtare.

    1.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

    2.05 – Mbetet shumë ngrohtë, me vranësira, erë dhe diell.

    3.05 – Ngrohtë dhe me erë, vranësira dhe intervale me diell.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri 14C, e maksimalet do të shënojnë rritje deri në 27C e 28C ditën e premte dhe të shtunë. Të hënën në rënie të lehtë në 22C deri 23C.

    Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga nga jugperëndimi 5-14m/s, e ditën e diel dhe të hënë me hove edhe deri në 18m/s.

    Shtypja atmosferike në përgjithësi luhatet përreth vlerave normale, ditën e diel me një tendencë të rënies.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!