×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 19:10

    Në ditët e ardhshme vendi ynë do të dominohet nga fusha me presion më të rritur, të cilat kushtëzojnë mot më stabil, kryesisht të kthjellët dhe me diell.


    Paraditën e së martës, kalimi i një fronti të ftohtë në lindje të rajonit, sjellë një rënie të lehtë të temperaturave, mirëpo vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon dhe do të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

    Nga dita e premte dhe fundjava fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, parashihet të depërtojnë në rajon, ku do të sjellin kushte për rrebeshe me bubullima, e nga e shtuna edhe rënie të temperaturave.

    30.06.2020 – Mbetët nxehtë dhe kryesisht me diell. Paradite do të ketë vransira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 31C, e në vise malore 13C deri 23C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 11.

    1.07.2020 – Nxehtë, kryesisht me diell. Përreth viseve malore ditën priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 34C, e vise malore 13C deri 25C. Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 11. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!