Të shtunën pritet të ketë riga lokale shiu, ndërsa të dielën parashihet mot i nxehtë.
24.07 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.
25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
28.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.