×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi e breshër, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 22:30

    Fundjava me rënie të temperaturave dhe shtrëngata me shi. Javën e ardhshme sërish nxehtë, me mot më stabil dhe kthjellime.

    Sipas Prishtina Weather përkeqësim i motit po pritet përgjatë fundjavës, me kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi, që lokalisht mund të sjellin reshje më intensive shiu dhe breshër. Ditën e diel do të mbajë mot edhe më i freskët.

    Kushte për reshje shiu mbeten edhe ditën e hënë, e nga dita e martë gradualisht pritet stabilizim i motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.

    Përgjatë fundjavës, cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
    28.05 – Kryesisht me vranësira. Që nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Lokalisht priten edhe reshje breshëri. Në mbrëmje vonë reshje lokale shiu.

    29.05 – Më freskët dhe kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Ditën do ketë zhvillime edhe të shtrëngatave me shi, vende-vende më intensive.

    30.05 – Paradite me vranësira, e ditën intervale me diell, e priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

    31.05 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Përreth viseve malore, orëve të pasdites rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

    1.06 – Më nxehtë e kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet të dielën zbresin edhe deri në 20C, e më pas gradulisht rriten deri në 31C ditën e mërkurë..

    Era të shtunën ndryshon drejtimin në verilindje orëve të mbrëmjes, që frynë e lehtë dhe mesatare 4-9m/s. Nga dita e hënë frynë nga jugperëndimi 3-10m/s.

    Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas me tendencë të rënies.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!