×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Parashikimi i motit për fundjavë, temperatura deri 20 gradë Celsius

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 7:58

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën që po vjen, duke paralajmëruar ndryshueshmëri të kushteve atmosferike mes ditës së shtunë dhe asaj të diel.

    Sot moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona.

    Temperaturat minimale do të sillen nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 15 gradë.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

    Kurse dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, me vranësira të përkohshme kryesisht mbi zonat malore.

    Temperaturat minimale do të bien ndjeshëm, duke lëvizur nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë rritje dhe pritet të jenë ndërmjet 15 dhe 20 gradë.

    Erërat do të jenë të lehta nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë.

    Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë mëngjeseve të ftohta dhe të planifikojnë aktivitetet në natyrë, veçanërisht të dielën, kur pritet një ditë më stabile dhe më e ngrohtë./Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!