×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 14:36

    Sipas Prishtina Weather, java fillon me ngrica e kthjellime, pastaj të martën temperaturat në rritje.

    Nga mesi i javës sërish reshje shiu e bore, dhe rënie e temperaturave.

    Njoftimi i plotë:

    Java fillon me ngrica e kthjellime. Të martën temperaturat në rritje. Nga mesi i javës sërish reshje shiu e bore, dhe rënie e temperaturave.

    12.03.2023 – Me ngrica fillon dita e hënë, por se me mot kryesisht me diell, e ditën temperaturat në rritje graduale deri të martën. Kalimi i një fronti të ftohtë ditën e mërkurë sjell sërish të reshura shiu, por edhe bore si dhe rënie të temepraturave.

    Vransirat gjatë ditës së enjte shpërndahen, e të premten kthjellime, por orëve të mëngjesit ngrica.

    Fundjava, sipas parashikimeve të fundit mbizotërohet nga kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, si dhe rritje të temperaturave.Koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të rritura ditën e hënë, duke çuar indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    Nga dita e martë, qarkullimi më i mirë ajror dhe të reshurat do të mbajnë të shpërndarë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të kalojë edhe në vlera të pranueshme.13.03 – Kryesisht kthjellët.

    Mëngjesi i ftohtë e me ngrica. Ditën më butë.

    14.03 – Intervale me diell dhe vransira shtresore të larta. Ditën më ngrohtë.

    15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.16.03 – Ftohtë.

    Vransira dhe intervale me diell pasdite.

    17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.

    Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.

    Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!