×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për këtë fundjavë

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 21:16

    Në fundjavë mot i qëndrueshëm, me vranësira e diell. Në fillim të javës më nxehtë kryesisht me diell. Të mërkurën priten mundësi për reshje lokale shiu.


    Mot i qëndrueshëm parashihet edhe në ditët e fundjavës, me vranësira të shpërndara ditën e shtunë, e më shumë diell ditën e diel. Ditën e shtunë, rreth viseve malore në jug të vendit me mundësi për riga lokale shiu me bubullimë. Në fillim të javës vazhdon moti me kthjellime e diell, derisa në aspektin termik do të mbajë mot më i nxehtë.

    Sipas Prishtina Weather nga dita e mërkurë pritet rënie e temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!