×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme në Kosovë

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 18:19

    Java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.


    Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellë me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.

    Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

    Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.

    https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/4300584673316692?__xts__%5B0%5D=68.ARAmf8f9T-5GppfwJbQHYWc54eHCa34MHigYFywMPBkPLqZHuzBAy0P8f1b6pCTfy0FEy1-PBHyKtWeU_Det_7i7gKJ3nqTGBbmCMwx8IEv3Avl5GNYS-U9B0iFVDtV-a6JLiMyBBS6uBUvviZIHwoVy1zBU31111xmjRa3340YoboE8sq5TSavPc_zF6BhOM80qjs6S3mG6meKciwwZz-RI4W2xA6B88AJCtMqS0RsujBoVsHW8D5K_tDINTzHnS0yNkGwrmUTo4XfLLmkSVdxNeDZ9kb594rgO55GR89GwlsnsVdqpl7RLg1ObivdGdadSMY1T2lwIgbJqDRsfOUfEOfQD&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!