×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot dhe ditën e parë të vitit 2020

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 8:05

    Sot parashihet të mbajë moti i ftoftë dhe në mbrëmje në disa vende pritet të bie edhe borë. Mot i njëjtë pritet të mbajë edhe ditën e parë të vitit 2020.


    Parashikimi i motit për sot dhe nesër:

    Ditën e martë nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj dhe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e mërkurë pritet të zbresin edhe në vlera mesatare

    31.12.2019 – Pas mëngjesit shumë të ftohtë dhe me ngrica, gjatë ditës kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare, e vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

    1.01.2020 – Ftohtë, vransira të ndryshueshme, por me intervale më të gjata me diell. Në lindje dhe juglindje të vendit, pasdite dhe gjatë mbrëmjes, mundësi për fjolla bore. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!