Të shtunën vransirat gradualisht do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje të dobëta shiu.
Ditën e diel kalimi i një fronti të ftohtë sjell rënie të lehtë të temperaturave, si dhe reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullimë.
Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.
24.10.2020 – Në mëngjes në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën vransirat do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe përgjatë natës priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 21C, e në vise malore 7C deri 18C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.
25.10.2020 – Herët në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu. Ditën vransira dhe diell, e priten edhe reshje lokale shiu me mundësi edhe për ndonjë bubullimë. Temperaturat në rënie të lehtë, në vise të ulëta 8C deri 17C, e në vise malore 6C deri 11C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe juglindja 1-6m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.