Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, përgjatë maleve parashihen vranësira të mesme, por pa reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.
“Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohor prej 9-17, mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.