×
  • Lajme
  • Lajme / E diel

    Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 22 gradë

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 7:52

    Sot në Kosovë na pret mot me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Pas një mëngjesi mjaft të freskët, vende-vende me mjegull dita vijon stabile dhe e këndshme me temperatura maksimale nga 18 deri në 22 C°.

    Në Shqipëri dhe rajon sot na pret mot ne diell dhe i ngrohtë pothuajse veror në mesditë ku temperaturat mund të shkojnë deri në 26 C° në viset më të ngrohta të Shqipërisë. Në viset tjera nga 20 deri në 25°C.

    Edhe fillimi i javës së re i ngrohtë dhe stabil. Nga e marta ulje të lehta të temperaturave dhe destabilizim i lehtë i atmosferës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!