Herët në mëngjesin e së shtunës reshjet do të ndërpriten, ndërsa orët vijuese do të karakterizohen me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë ditës mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos gjatë orëve të para të së shtunës, me shpejtësi prej 10-40 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa maksimalet prej -1 deri në 2°C. Në mbrëmje, për shkak të kthjellimeve, pritet depërtim më i lehtë i ajrit të ftohtë, duke çuar në ulje të mëtejshme të temperaturave, sidomos gjatë natës, deri në -10°C. /MeteoKosova/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.