Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është përplasur sot me anëtarin e këtij institucioni nga LDK Sami Hamiti.
E gjitha ndodhi kur anëtarët e KQZ-së po diskutonin për ndarjen e fondeve për partitë politike.
Daka kërkoi sqarim se cilat subjekte kanë drejtë ta fitojnë këtë fond.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj tha se të gjitha partitë parlamentare mund të fitojnë fonde.
Pas fjalimit edhe të anëtarëve të KQZ, Daka tha se “unë po e shoh se kur po vjen te paret po pajtoheni krejt”.
Por ky deklarim i Dakës ngjalli reagimin e Sami Hamitit nga LDK i cili tha Dakes se e ka të drejtën me votu ose mos me votu, por jo me i nënçmu partitë.
“Kjo është e drejtë e subjekteve politike dhe t’i e ke të drejtën me votu ose mos me votu dhe mos me i nënçmuar subjektet politike sepse ata kanë administrate që duhet t’i paguajnë”, i tha Hamitit, shkruan Reporteri.net.
Daka reagoi duke i thënë “ faleminderit dhe nuk i nënçmova”, ndërsa shtoi se “unë konsideroj që nuk keni drejt me i marrë subjektet politike”.
Nga linkun më poshtë nga minuta e 33-të mund ta shikoni përplasjen mes Dakës dhe Sami Hamitit:
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/461135237858998/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.