Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar sot për ngushëllime në familjen e Astrit Ademajt, kandidatin të kësaj partie për kryetar të Pejës i cili u vra mbrëmë.
Për ngushëllime në familjen e Ademaj kanë shkuar Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Rashit Qalaj, Safete Hadërgjonaj, Bajrush Xhemajli, Adem Grabovci, Hajredin Kuçi, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Kujtojmë se mbrëmë në Pejë në një incident të armatosur në rrethana ende të panjohura mbetën të vrarë Astrit Ademaj dhe zyrtari tjetër i PDK-së, Blerand Kadriaj.
Varrimi i Astrit Ademajt do të bëhet nesër në fshatin Katund i Ri i kësaj komune.
Ata kanë qenë për ngushëllime edhe në familjen e Blerand Kadriajt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.