Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka thënë se e shqetëson heshtja e Presidentes Vjosa Osmani ndaj intertvistimit të tij nga Policia.
Policia të shtunën ka kërkuar nga Olluri ta tregojë burimin e informacionit, por i njëjtë ka refuzuar ta thotë, sepse burimi e gazetarëve mbrohet me Ligj.
Ndaj cënimit të lirisë se fjalës, nuk ka reaguar presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.
Gazeta rreth kësaj çështjeje ka kërkuar një sqarim nga Zyra e Presidentes, por e njëjta e që nga e shtuna, nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Insajderi të shtunën ka raportuar, se të enjten, më 15 prill, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.