×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti Evropian voton sot raportin për Serbinë, kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    06 Korrik 2022 | 8:58

    Deputetët e Parlamentit Evropian do të votojnë sot në  Strasburg për raportin e këtij viti për Serbinë.

    Siç shkruan mediumi shtetëror serb RTS, ky raport përveç se do të shprehë i mbështetjen për anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë në BE, kërkesë të veçantë do të ketë harmonizimin e Serbisë me sanksionet kundër Rusisë, gjë që do të  jetë një element kyç që do të përcaktojë përparimin e përgjithshëm të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit.

    Po ashtu në raport përmendet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Raporti thekson se “Serbia dhe Kosova pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo është hera e parë që njohja reciproke përmendet në një dokument zyrtar të një Institucioni i BE-së si zgjidhje e domosdoshme për dialogun Beograd-Prishtinë.

    Raporti i Parlamentit Evropian merr formën e një rezolute, e cila nuk është fillimisht detyruese, por paraqet udhëzime politike për vendin në procesin e integrimit evropian. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!