Lidhja Demokratike e Kosovës, për tre muajt e parë të vitit 2025 i ka shpenzuar 155 mijë e 334 euro e 10 centë, periudhë kjo zgjedhore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Në ato raporte saktësohet shuma e parave që këto parti politike i kishin në dispozicion e po ashtu edhe shumën e shpenzuar për tremujorin e parë të vitit 2025.
Derisa buxheti i LDK-së nga janari e deri në mars ishte 168 mijë e 177 euro e 46 centë.
Nga financat totale sipas raportit të KQZ-së, LDK-së i kanë tepruar edhe 12 mijë e 843 euro e 36 centë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.