×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 18:55

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet.

    Molliqaj ka thënë se kushdo që pak e njeh sistemin kushtetues të Kosovës, por edhe historikun e dialogut, kaq punë di.

    “Kurti e din që Lista Serbe do të certifikohet. Kushdo që pak e njeh sistemin tonë kushtetues, por edhe historikun e dialogut, kaq punë di. Nuk e ka qëllim përjashtimin, e nuk mund të jetë as pasojë kjo. Kushdo që e ulë kokën e kompleksohet prej akuzës ndaj Serbisë dhe e pret fjalën e ambasadave, i shërben kësaj farse ku Serbia është armiku i jashtëm që i përcakton armiqtë e brendshëm. Shfaqja e sotme në KQZ e anëtarëve të VV-së është një popullizëm i neveritshëm, popullizëm që duhet luftuar. Bashkë, opozitë, shoqëri civile e çfarëdo organizimi tjetër, të gjithë duhet ta mohojmë këtë eksploatim të sentimentëve nga e kaluara si material zgjedhor. Ky është policim i gjuhës, është rritje e autoritarizmit. Kushdo që e pranon këtë ndarje është brenda hegjemonisë së pushtetit. Ndërkaq, përmes qëndrimit pasiv i ndihmon atij.”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!