×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia zvicerane e shqetësuar, kërkon teste të shpejta për COVID-19 personat që kthehen nga Kosova

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 12:08

    Pushimet po u shkaktojnë shqetësime autoriteteve zvicerane. Ekziston një fikë e madhe se shumë njerëz janë infektuar në festat familjare. Por një gjë është e sigurt, në Zvicër rregullat e pushimit ishin të rrepta. Maksimumi i personave që mund të mblidheshin është 10, restorantet janë të mbyllura dhe takimet në hapësirat publike janë rreptësishtë të kufizuara, shkruan Nau.ch.


    Numër i madh i njerëzve kishin udhëtuar në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit. Në veçanti diaspora shqiptare ishte qartë e gatshme të udhëtonte për në Kosovë gjatë festave. Të paktën kështu tregon numri i fluturimeve nga Zvicra në Kosovë.

    Vetëm më 2 janar, gati 50 aeroplanë nga kryeqyteti kosovar u ulën në Aeroportin e Bazelit, ndërkaq më 3 janar ishin 25. Dhjetëra avionë nga Prishtina kanë zbarkuar gjithashtu në pistën e aeroportit të Cyrhiut në ditët e fundit.

    Deri këtu kjo nuk është problematike, pasi Kosova që nga fundi i shtatorit nuk gjendet në listën e shteteve në zonën e kuqe. Mijëra persona që kthehen nga Prishtina dhe qytetet tjera mund t’u kthehen vendeve të tyre të punës nga sot dhe të takohen me miq. Pikërisht kjo po u shkakton shqetësim disave. Sandra Solberger anëtare e Këshillit Nacional të Zvicrës dhe anëtare e partisë SVP kërkon teste të shpejta për ata që kthehen nga jashtë.

    “Njerëzit po vijnë nga festat familjare në vendlindjet e tyre nga një vend që ka nivel shumë të lartë të infeksionit”, ka thënë ajo. “

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!