×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë politike pro rezolutës për gjenocid serb në Kosovë

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 15:18

    Partitë politike kanë mbështetur rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.


    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se partia e tij e mbështet në mënyrë unanime miratimin e Rezolutës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

    “Më lejoni që në emër të LDK-së t’i jap përkrahje kësaj projektrezolute. Duke renditur së pari konventat ndërkombëtare që janë miratuar për parandalimin e krimit dhe gjenocidit. Ajo çka na ka bashkuar për të kryer një obligim të cilin institucionet e Kosovës nuk kanë arritur që 20 vite ta sjellë një rezolutë të tillë”, ka thënë Zemaj.

    Ai thotë se një ndër objektivat e Serbisë është edhe shpërbërja e institucioneve politike e sociale.

    “Sapo pak të jetë një thirrje për të gjithë që keqpërdorin, minimizojnë krimet e kryera në vitet e 90-ta dhe duhet sa më pak fjalë e sa më shumë vepra dënimin e te gjithëve atyre që kanë kryer këto krime. LDK-ja gjithashtu ka dhënë një propozim me atë që quhet gjenocid. Një ndër objektivat e Serbisë është edhe shpërbërja e institucioneve politike e sociale”, ka thënë ai.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se përmes rezolutës që pritet të miratohet sot, është mirënjohje për ata që sakrifikuan në Kosovë.

    “Përmes kësaj rezolute Serbia do të marrë dënimin e merituar. Kërkojmë që Serbia të pranojë gjenocidin që ka bërë në Kosovë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!