Pas 11 vitesh, Ridvan Berisha largohet nga RTK-ja

Ish-kryeredaktori dhe autori i emisionit “Debat” në RTK, Ridvan Berisha, është larguar nga ekrani i televizionit publik pikërisht në 11 vjetorin e emisionit të tij.


Berisha, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se më nuk është pjesë e këtij televizioni.

Ai, ka akuzuar Albin Kurtin për largimin e tij, duke pretenduar se në pozitën që ushtrohej nga ai deri para ardhjes së Kurtit në pushtet, është sjell një person që ekziston aty për një arsye.

“Po ndjej keqardhje për ju, më besoni. Ekranin e RTK e ‘çliruat’ nga Ridvan Berisha por jo ekranet e të tjera TV-ve. I formalizuat sulmet, ecim tutje”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.