Sonte u konfirmuan 19 raste të reja me coronavirus në Gjilan, kurse 96 raste në nivel vendi.
Ka reaguar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri me çrast ka kërkuar nga qytetarët t’i përmbahen masave mbrojtëse, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
“#Dita100. Jemi njoftuar sot nga IKSHP se nga testet e datës 18 qershor, i kemi 19 raste pozitive sipas kontakte me burimet e infeksionit. Nesër dhe pasneser presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të inskesionit brenda territorit të komunës së Gjilanit.
Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distantim social.
Ju lutem, përshtatju masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!
https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/4227520420621658/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAF26NKk_KVwoeJ0yy_0knYPktxpF7-LKZ8e3xMB2JWePdBM6DUs97c1x_KfxVGGkXLtD_KzrjxKeSuxLy3Kx7j0Cn9oU2dh0ROvMKfI376JII_YclVMmUc_GFkoqF8ndTiYRsZBjQmuSlwaZqs-CPeCdQFF2iMBthcNSwz2U3BN7RAqi-EsiSjgdWjMVEsOZHwQvhOeBQasZl-7FGErP0Q3CVtyekSVLTPVJmgkk5ZixqY8LviMyxgXFSQD2uCVfDRHQNhYg5VkFn4DZpFtnY6sQkufl_tg5Xupj5zyXdB2uozaUEjl_DZ0_S2vC3_AYx4Lm604GHOZrn5RFoGd_cERSYNqEimxlCb-XHIB4NVbg0kvuWJq5JK&__tn__=-R