×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 20 ditësh grevë i plotësohet një kërkesë infermierit Duraku

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 14:11

    Ish-sekretari i Shoqatës së Infermierëve, Mamive e Profesionistëve Shëndetësorë, Enlirat Duraku, ka 20 ditë që ka hyrë i vetëm në grevë urie e edhe të etjes për shkak të 3 kërkesave që lidhen me pagesat e punonjësve shëndetësorë.


    Duraku ka njoftuar se tashmë është arritur që njëra nga këto kërkesa të realizohet, është pikërisht ajo që ka të bëjë me pagesën e ndërrimit të natës nga 18 euro të bëhet në 36 sosh.

    Kjo pasi që është bërë një amendamentim nga Komisioni për shëndetësi.

    E në orën 14:00 Kuvendi veç se pritet të miratojë në lexim të dytë projektbuxhetin e vitit 2021.

    Përmes një statusi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan që kjo kërkesë të realizohet.
    Ndryshe Duraku ishte i prekur dhe me Covid dhe refuzonte të merrte terapinë antiCovid.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€.
    Falemnderit të gjithëve që u angazhuan që kjo të realizohet.
    Në veqanti Bekim Haxhiu Fitim Uka Arben Vitia Teuta Haxhiu
    Me respekt
    Enlirat K. Duraku
    Infermier i thjeshtë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!