×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Pas 22 vjetësh, ish-ushtari i UÇK-së largon copëzën e granatës nga trupi

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 21:26

    Në emergjencën e Podujevës një ish ushtar i UÇK-së, iu ka nënshtruar operimit të largojë një copëz granate, që në trup po e mbante tash e 22 vite.


    Doktori Muhamet Hoti tregon për T7 për këtë intervenim, dhe pjesën se çfarë bëri ish-ushtari me copëzën e granatës.

    Intervenimi është kryer në Emergjencën e Podujevës. Ish-ushtari i UÇK-së, mori copëzën e granatës ta ruaj si kujtim

    Raste urgjente kanë shumë, por para pak ditësh në Emergjencën e Podujevës e patën një pacient më të veçantë.

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Podujeva pati reaksione të një plage e cila ishte familjarizuar me trupin e tij për 22 vite.

    Ai mbante një copëz të granatës që nga koha e luftës.

    Doktori Muhamet Hoti i cili ka kryer intervenimin ka treguar për rastin.

    I njëjti u shfaq në spital vetëm kur dhimbjet nga kjo plagë iu shfaqën.

    Sipas Hotit ky intervenim u krye me anestezion lokal dhe ndërhyrja rezultoi e suksesshme.

    Por ndonëse copëza e granatës iu largua nga trupi, ky ish-ushtar i UÇK-së zgjodhi që të mos qëndrojë shumë larg prej asaj pjese.

    Mes tjerash doktori bëri të ditur se trupi i njeriut familjarizohet me trupa të huaj andaj kjo granatë ka qëndruar për një kohë kaq të gjatë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!