Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe lideri të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Takimi që ka zgjatur për 5 orë, është mbajtur në Kryeministri të Shqipërisë, ndërsa asnjëri nuk ka dhënë deklaratë për media, të cilat prisnin përfundimin e takimit para objektit të Kryeministrisë.
Mirëpo, Edi Rama ka postuar një foto nga takimi, ku tregoi cfarë ka biseduar me fituesin e zgjedhjeve në Kosovë.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi””, ka shkruar Rama.
Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Kurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 6 tetor në Kosovë, ku partia e Kurtit ka dal e para, ndërsa LVV e ka pasur Kurtin kandidat për kryeministër të Kosovës.
Ndryshe, Kurti kishte qenë para disa ditësh në Tiranë, por nuk u takua me shefin e Qeverisë. Këta dy të fundit kishin pasur miqësi më herët, por së fundmi kishin pasur përplasje rreth protestave të studentëve në Tiranë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.