×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 8 vjetësh, shqiptarët e Luginës rinisin bisedimet me Qeverinë e Serbisë për të drejtat e tyre

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 14:40

    Qeveria e Serbisë ka rinisur për herë të parë që nga viti 2013 bisedimet me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për planin 7 pikësh që ka të bëjë me të drejtat e tyre bazë.

    Pavarësisht se plani 7 pikësh është përpiluar dhe dakordësuar nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe është miratuar nga qeveria e Serbisë, ai nuk është zbatuar, kjo edhe për shkak të reformës në gjyqësor.

    Pas 8 viteve kanë rifilluar bisedimet për realizimin e këtij plani që përmban çështje jetësore bazike të tilla si arsimi, shëndetësia etj.

    Detajet lidhur me këtë plan i jep Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi gjatë një interviste për ABC.

    Mustafi bën të ditur se platforma “Masat urgjente për afirmimin e të drejtave shqiptare së Luginës së Preshevës” është aprovuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në mars të vitit 2013, ndërkaq plani 7 pikësh është aprovuar nga Qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013.

    “Po, ka përparim dialogu për planin 7 pikësh… Platforma masat urgjente për avancimin e të drejtave të shqiptarëve është aprovuar nga kuvendi i këshilltarëve shqiptarë që në 2013. Në 4 qershor të 2013 është aprovuar edhe nga qeveria e Serbisë. Pas 2 viteve, ishte ndërprerë për shkak të reformës në gjyqësor. Përfundimisht pas 8 viteve e kemi nisur këtë proces edhe pse me shumë skepticizëm… Megjithatë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qenë vazhdimisht të gatshëm që të takohen dhe të kërkojnë implementimin e planit 7 pikësh. Edhe në fushën e arsimit, të shëndetësisë ku janë të privuar nga të drejtat e tyre për tu vetë organizuar dhe avancuar që do të sigurohem që shqiptarët të akomodohen në një sistem të decentralizuar”, u shpreh Mustafi.

    Ai theksoi se ky proces s’ka të bëjë me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, “por ka të bëjë me çështjet jetësore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bëhet fjalë për të drejta bazë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!