×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas aderimit të Mujës në VV, reagon PDK: Sekseri i akreditimit të universiteteve private

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 18:02

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas aderimit të Armend Mujës në Lëvizjen Vetëvendosje.


    Bytyçi e ka quajtur Mujën sekser të akreditimeve universitare private.

    Teksa e vë në pikëpyetje nëse Kurti do të mund ta luftojë hajninë me ekipin që e ka.

    Postimi i tij i plotë:

    Albin Kurti po na tregon se ai nuk do të qëndroj gjatë në pushtet.

    Me Haki Abazin, kleptokratin e shoqërisë civile dhe Armend Mujën, sekserin e akreditimeve të universiteteve private, ai pretendon ta luftojë korrupsionin e hajninë.

    Është e vërtetë se hajni nuk mund ta vjedhë hajnin, po ky parim nuk vlen për shtetin!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!