Donika Gërvalla e bija e heroit të kombit, Jusuf Gërvalla ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Gërvalla ka postuar një fotografi me aktivistët e LDK’së që janë vrarë pasluftës.
“Me Ju dhe fatkeqësisht shumë e shumë të tjerë si Ju! Me familjet tuaja!
Dje. Sot. Nesër. Përherë! Pa fije kompromisi! Deri sa edhe vrasësi i fundit i juaj të dalë para drejtësisë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se presidenti Thaçi sot konfirmoi se Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj tij, kurse dje u ngrit aktakuza ndaj Kadri Veselit e Rexhep Selimit, ndërsa u arrestua Jakup Krasniqi pas 9 orë bastisje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.