×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa mbledh partinë pas zhvillimeve të Speciales

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 14:31

    Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur pas ngritjes së aktakuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.


    Në zyret e kësaj partie janë parë duke hyrë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ministri Agim Veliu, poashtu nënkryetar i partisë, Arban Abrashi, Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë, shkruan Reporteri.net.

    Asnjë nga zyrtarët e kësaj partie nuk janë deklaruar për media, ndërsa ende nuk ka mbërritur në seli të partisë kryetari Isa Mustafa, apo kryeministri Avdullah Hoti, që është nënkryetar i partisë.

    Ndërsa AAK-ja hapur ka kërkuar nga partneri i saj qeverisës që të ndalet dialogu me Serbinë pas zhvillimeve të fundit, si dhe të mblidhet qeveria dhe kuvendi.

    Ndryshe, pas dorëheqjes së Thaçit edhe zyrtarisht postin e u.d. të presidentes e ka marrë Vjosa Osmani, e cila në ora 17:00 do të mbajë konferencë për media. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!