Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përmes profilit të saj në Tëitter u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe votëbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës që ndodhi më 25 mars në Parlament.
“Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë primare, nga Qeveria në detyrë apo Qeveria e re”, thuhet aty.
Kujtojmë se pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kanë qenë SHBA’ja dhe Gjermania, që kanë reaguar zyrtarisht që vendi të ketë qeveri të formuar përmes procesit kushtetues. Bile gjermanët kanë qenë më të drejtpërdrejtë duke kërkuar qeveri të re.
Në një deklaratë për media, të lëshuar dje në mëngjes, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kanë kërkuar krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.