Pas Arben Gashit edhe katër deputet të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus. Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti janë deputetët të cilët sot kanë dalë pozitiv, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net merr vesh se Kujtim Shala është pozitiv me coronavirus tash e pesë ditë, por nuk ka asnjë simptomë. Derisa Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitiv sot.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me coronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me coronavirus ka shkuar në 3.178
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 304 mostra, prej të cilave 114 kanë rezultuar pozitive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.