×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Pas arrestimit, Dardan Molliqaj del para gjykatës, shtyhet seanca dhe revokohet urdhër-arresti ndaj tij

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 16:54
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj Dardan Molliqajt, i cili po akuzohet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

    Dardan Molliqaj u arrestua sot gjatë ditës në Prishtinë. Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest.

    Avokati i Molliqajt, Dren Kukaj, ka kërkuar që seanca të shtyhet për një ditë tjetër.

    Sipas tij, ftesat për t’u paraqitur në gjykatore nuk kanë arritur asnjëherë në adresën e Molliqajt.

    “Kërkoj që seanca të shtyhet për shkak se nuk jemi të pajisur me shkresat e lëndës. Pasi që të kemi shkresat atëherë të mbahet. I propozoj gjykatës që të revokohet urdhërarresti meqënse i pandehuri është i pranishëm në procedurë. [Molliqaj] është i gatshëm të vi në seancë. Ftesat nuk kanë arritur asnjëherë në adresë të tij. Por, tash e tutje ne jemi këtu dhe do të paraqitemi” – tha avokati Kukaj.

    Gjykata mori aktvendim që të shtyhet seanca për datën 30.04.2025.Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot, 17.04.2025, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn./Kallxo/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!