“Në qoftëse ajo nuk ka lidhje me organizatat e njohura terroriste, nuk mund të dërgoni njerëz në burg vetëm për shprehje të mendimit”.
Profesori amerikan i cili është edhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, Alon Ben Meir, ka reaguar pasi autoritetet kosovare kanë arrestuar Ikballe Berisha Hudutin.
Huduti është arrestuar dhe nga Policia e Kosovës pasi ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani.
Asaj tani i është caktuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.
Ndërsa profesori amerikan Alon Ben Meir ka thënë se Ikballe Berisha Huduti duhet të burgoset vetëm nëse del se është e lidhur me organizatat terroriste.
Sipas tij, nuk duhet të dërgohen njerëz në paraburgim vetëm për shprehje të mendimit.
“Ikballe Berisha Huduti, një themeluese e një organizate pro-islamike në Kosovë, është arrestuar pasi kritikoi Shtetet e Bashkuara për vrasjen e gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani. Në qoftëse ajo nuk ka lidhje me organizatat e njohura terroriste, nuk mund të dërgoni njerëz në burg vetëm për shprehje të mendimit”.