Hetuesit e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar sot në objektin ku dikur ndodhej selia e AAK-së, në Ulpianë, e që tani është nën pronësi të Ministrisë së Bujqësisë.
Ata janë duke mbledhur prova që kanë të bëjnë rastin e renovimit në objektin ku ndodheshin zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mëson gazeta online Reporteri.net.
Gjatë ditës së djeshme Krimet Ekonomike kanë kryer bastisje edhe në Ministrinë e Bujqësisë.
Pas disa orë bastisje, Bedri Dobra, zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje është shoqëruar për në polici.
Nga Prokuroria Speciale kanë thënë se se zyrtarët e kësaj ministrie dyshohen për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
“Zytarët publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “ Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, nga neni 414, të KPRK-së; “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415, të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, të KPRK-së”, është thënë në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Reporteri.net.
Bastisjet erdhën një ditë pas raportimit se Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, kishte paguar 66 mijë euro për largimin e disa mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.