Deputeti Haxhi Shala doli nga Nisma Socialdemokrate dhe iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ikja e tij po del të jetë tepër e dëmshme për NISMA’n e Fatmir Limajt, shkruan Reporteri.net.
Një varg dorëheqje e pasuan ikjen e deputetit Shala. Përveç shuarjes së Grupit Parlamentar të NISMA’s në Kuvend, nisi edhe shpërbërja e degëve të kësaj partie.
Sot gjatë ditë u raportua për largime nga dega e kësaj partie në Suharekë, ku nga aty ikën kryetarja e gruas në këtë qytet dhe kryetari i të rinjve.
E në mbrëmje lajme të kija për NISMA’n vijnë edhe nga Gjakova, ku dha dorëheqje nënkryetari i degës së kësaj partie, Nevruz Deva. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ku bëri të ditur dorëheqjen tha se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë përkrah deputetit Haxhi Shala.
“Ju njoftoj se jap dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate, nga pozita e nënkryetarit të degës së Nismës në Gjakovë! Nga sot rrugëtimin tim politik do ta vazhdojë përkrah deputetit z.Haxhi Shala”, ka shkruar Deva. /Reporteri.net/
https://www.facebook.com/100010486959919/posts/1183695638656657/?d=n