Vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin evropian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës.
Mirëpo, gjatë kësaj jave, në aspektin termik do të mbajë mot kryesisht i nxehtë. Ditën e mërkurë turbullira që do të depërtojnë në lindje të rajonit, mund të sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e orëve të pasdites shfaqen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Ndërsa sipas Prishtina Weather, ky është moti javën e ardhshme:
22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
23.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
24.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
25.07-26.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten pak mbi vlera mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.