×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas disa orë kërkimesh, gjendet i vdekur në Liqenin e Badovcit personi i zhdukur dy ditë më parë

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 12:17

    Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në Liqenin e Badovcit.

    Trupi i pajetë është gjetur nga njësitet policore dhe ata të FSK-së.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se bëhet fjalë për viktimën G.G, i cili është raportuar si i zhdukur nga familjarët më datën 17 Prill.

    “Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!