×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas djegies së banerit “Liria ka emër”, shtohen forcat e policisë në Graçanicë

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 9:19

    Forcat e policisë së Kosovës janë shtuar në vendin ku ishte vendosur billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë, pak orë pasi i njëjti është shkatërruar duke iu vënë flaka.


    Në vend të ngjarjes janë parë edhe njësitet e KFOR-it.

    Arton Smaili, aktivist shqiptar në komunën e Graçanicës ka thënë për Reporteri.net se djegia e banerëve ka ndodhur mbrëmë pasi që qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë komunë i reaguan kryetarit të Graçanicës, Srgjan Popoviç, i cili kërkonte me ngulm të largoheshin fotot e vendosura.

    “Përgjegjësinë e mban 100% Srgjan Popovic, sepse që disa ditë bon thirrje me i larguar këto billborde”, ka thënë Smaili për Reporteri.net.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net dëmtimin e billbordit.

    Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

    “Po, është pranuar informata lidhur me dëmtimin e pjesshëm të tabelës reklamuese ( Billboard-it) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan.
    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
    Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast ndërlidhur me këtë edhe për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë”, thotë Borovci. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!