Një javë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.
Ambasada e Amerikës në Facebook, përmes një reagimi në faqen zyrtare thotë se ata do ta përcjellin për nga afër se si do të zgjidhet kjo situatë, duke specifikuar respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada amerikanë që drejtohet nga Philip Kosnett. /Reporteri.net/.