×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dy javësh kërkim, 15 vjeçarja nga Prishtina gjendet në shtëpinë e një djali në Shtime

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 16:56

    Për më shumë se dy javë e zhdukur vajza 15-vjeçare Edona Vllasaliu nga Hajvalia e Prishtinës është gjetur sot në Ferizaj.


    Babai i saj, Lulzimi, ka konfirmuar se vajzën e ka gjetur dhe e njëjta është mirë me shëndet.

    Edona Vllasaliu ishte zhdukur që nga data 13 mars. Sipas babait të saj, ajo nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë nxënëse e mirë dhe pasi e ka përfunduar orarin e shkollës atë ditë nuk është kthyer në shtëpi.

    Pas më shumë se dy jave ajo është gjetur shëndosh e mirë në Ferizaj.

    “Po është gjetë, në Ferizaj. Mirë me shëndet, nuk tha kurgjo…”, tha babai i saj për Express.

    Ai tha se vajza e tij kishte qëndruar në Shtime në shtëpinë e një djalit, të cilin gjatë ditës së sotme e ka takuar edhe ai. Ndërsa, tani vajza është kthyer në shtëpi.

    “Me një djalë të Shtimës ka qenë, më çoi në shtëpinë e tij, tash çika është te unë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!