×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dy sulmeve, gruaja rome meret nën përkujdesjen e shtetit

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 19:39

    Pas dy sulmeve të tmerrshme ndaj gruas rome 29-vjeçare në dy qytete të ndryshme të Kosovës, ajo më në fund është marrë nën përkujdesje të shtetit.


    Me vendim të Prokurorit, Z.S. po trajtohet nga punëtorë të Qendrës Sociale në Komunën e Ferizajt në një strehimore të sigurt.

    Megjithatë, trajtimi i saj aty është i përkohshëm.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ia ka caktuar 1 muaj paraburgim, 17-vjeçarit B. T., i cili të premten rrahu gruan rome me grushte e shqelma në fytyrë.

    Kurse, deputeti Veton Berisha, thotë se Z.S nuk dëshiron të qëndrojë e izoluar, pasi deklaron se nuk ka kryer ndonjë vepër penale.

    Ai shprehet i zhgënjyer që ende në Kosovë diskriminohen komunitetet.

    Organet e drejtësisë kanë qenë të informuar për gjendjen e gruas rome që nga viti 2016, kur ajo ishte lajmëruar në Policinë e Kosovës si e pastrehë.

    Nga Qendra për Punë Sociale në Komunën e Podujevës, i kanë thënë KTV-së, se ajo për një kohë, ka qëndruar në një shtëpi të boshatisur në Podujevë, por që është detyruar të largohet ku është paraqitur pronari i shtëpisë.

    Aty kanë konfirmuar se kanë dosjen e saj dhe se në të gjitha flitet për kërkim strehimi.

    Ajo ishte larguar me familjen nga Podujeva kur kishte qenë vetëm 1-vjeçe dhe është kthyer në Kosovë nga Belgjika, sepse ishte zënë duke punuar pa leje qëndrimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!