Ish deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka marrë sot një ftesë nga Gjykata Speciale.
Ajo ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese ndonëse konsideron se kjo gjykatë është e padrejtë, njofton Klan Kosova.
“Krime ka bërë Serbia ende askush nuk është gjykuar. Në vend që të gjykohen kriminelët po është bërë gjykatë për ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Kadrijaj.
“Më 18 shtator kam për t’u intervistuar. Të gjithë e kanë dëshmuar se lufta ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Është padrejtësi. Unë do t’i përgjigjem ftesës së Gjyaktës në Hagë. Do të shkojë sepse është obligim të shkohet. Po e them se nuk kam pjesë më të mirë të historisë së jetës sime sesa kur kam bartur uniformën e UCK-së. Por qenka edhe çmimi i pagesës”, ka thënë Kadrijaj.